ENERGOTEK Sh.p.k.

Shërbimi cilësor me një çmim të drejtë

ENERGOTEK Sh.p.k.

Shërbimi cilësor me një çmim të drejtë

Rreth Nesh:

Energotek Shpk operon në sektorin e sistemeve elektrike dhe automatizimit që nga viti 2015 dhe jemi të kualifikuar për:

  • Projektimin dhe realizimin e ndërhyrjeve në sistemet elektrike të nje fashe te konsiderueshme me rëndësi teknike dhe ekonomike;
  • Projektimin dhe realizimi i sistemeve te reja elektrike të tensionit të ulët deri në 1000V (TU) sisteme elektrike industriale dhe automatizimi;
  • Projektimin dhe realizimin e sistemeve elektrike të tensionit të mesëm deri në 42 kV (TM) sisteme shpërndarje te TM me rryma nominale deri në 1 kA;
  • Projektimin dhe realizimin e sistemeve elektrike të tensionit të lartë deri në 110 kV (TL), sistemeve te transformimit te energjise, nenstacioneve të transformatorëve TM/TU;
  • Energotek shpk ofron gjithashtu shërbim konsulence për kursimin e energjisë;
  • Me kalimin e viteve Energotek shpk është specializuar veçanerisht ne modernizimin e impianteve te prodhimit te energjise elektrike;

42 kV

Tensioni i mesëm

1000 V

Tension i ulët

110 kV

Tension i lartë

TM - TU - TL

Sisteme

MISIONI

Ofrimi i një shërbimi cilësor me një çmim të drejtë, veçanërisht në sektorin e inxhinierisë së impianteve elektrike, duke pasur gjithashtu një kujdes të veçantë për sigurinë, kujdesjen maksimale per personelin dhe operatoret duke i ruajtur nga rreziqet specifike që rrjedhin nga përdorimi i energjisë elektrike.

Fotogaleri

SISTEME AUTOMATIZIMI INDUSTRIALE

Energotek shpk prodhon sisteme automatizimi industriale me fuqizim elektrik ose hidraulik duke ofruar një shërbim që fillon nga instalimi i makinerive industriale deri te rrjeti i sensoreve te nevojshem per te realizuar funsionin teknologjik te pajisjeve.

Ofron zgjidhje të personalizuara bazuar në nevojat e klientëve dhe përdor komponentë të zgjedhur nga përvoja shumëvjeçare dhe testet e realizuara në terren.

Falë zyrës së saj teknike, është në gjendje të sigurojë projektimin e pjesës së energjisë elektrike, automatizimin dhe software te personalizuar.

Për krijimin e sistemeve të automatizimit industrial, Energotek ofron një sistem që kontrollon sensoret dhe fuqizuesit e pranishëm në makineri nëpërmjet njësive të centralizuara në panelet e kompletuar me sisteme SCADA ose te kompjuterave industriale me software plotësisht të personalizuar të optimizuar sipas nevojave të klientit.

 

Ekipet e instaluesve përditësohen vazhdimisht për sa i përket rregulloreve dhe aspekteve teknike, në mënyrë që të ofrojnë gjithmonë një shërbim efikas dhe të besueshëm, duke përdorur mjete dhe pajisje performuese e inovative.